RTSH 24 Live

Sociale

Dhuna tek të rinjtë, shkaqet pabarazia dhe rrjetet sociale

7 orë para

Dhuna tek të rinjtë, shkaqet pabarazia dhe rrjetet sociale

Fenomeni i dhunës dhe kriminalitetit tek të rinjtë sa vjen dhe po zgjerohet ku përfshihen moshat e para adoleshencës dhe adoleshencës. Sipas psikologëve shkaqet kryesore janë pabarazia sociale dhe rrjetet sociale të cilat po luajnë një rol negativ tek të rinjtë.

Janë disa faktorë që ndikojnë kryesisht tek të rinjtë, siç janë pabarazia sociale e cila po sjell shumë dëme të rinjve, por edhe rrjetet sociale dhe impakti i tyre i cili është shumë i dhunshëm”, u shpreh psikologu Fatjon Taipi.

Psikologu Taipi thotë se thotë se familja së bashku me institucionet arsimore duhet të bashkëpunojnë për të mbajtur adoleshentët larg dhunës.

Pak ditë më parë u regjistrua një ngjarje e rëndë në Shkodër ku dy të rinj 15 vjeçarë  pas një konflikti të çastit u përplasen mes tyre ku njëri humbi jetën si shkak i plagëve të marra nga përdorimi i mjeteve prerëse.

/RTSH/