RTSH 24 Live

Ekonomi

Dërgesat e emigrantëve/ Strategji për kthimin, ekspertët: Përfitimi do të ishte i madh

17/09/2023

Dërgesat e emigrantëve/ Strategji për kthimin, ekspertët: Përfitimi do të ishte i madh

Dërgesat e emigrantët kanë arritur në shifrën e 229,5 milionë euro gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.

Ekspertët thonë se këto të ardhura vijnë kryesisht nga emigrantët e rinj që janë larguar nga vendi këto dhjetë vitet e fundit.

Sipas tyre qeveria duhet të hartojë strategji për rikthimin e kësaj kategorie, pasi  përfitimi do të ishte shumë herë më i madh.

Dërgesat e emigrantëve, kanë regjistruar një tjetër nivel të lartë në tremujorin e dytë të këtij viti.

Emigrantët sipas Bankës së Shqipërisë sollën pranë familjeve të tyre në Shqipëri 229,5 milionë euro.

Për ekspertët këto të ardhura vijnë nga emigrantët e rinj të 10 viteve të fundit.

Por ekspertët ndajnë mendimin se duhet strategji për të kthyer emigrantet në vendin e tyre kjo pasi përfitimi do të ishte shume më i madh nëse ky kapital njerëzor rikthehet.

Remitancat kanë njohur rritje në mbi 37 milionë euro më shumë në prill-qershor sesa i njëjti tremujori i vitit të kaluar.

Ndërkohë që në total gjatë vitit të kaluar dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 833,7 milionë euro.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/