RTSH 24 Live

Kosovë

Deputeti ukrainas flet shqip në Asamblenë Parlamentare të KiE: Kosova është Evropë

16/04/2024

Deputeti ukrainas flet shqip në Asamblenë Parlamentare të KiE: Kosova është Evropë

Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës, anëtare e Bashkimit Evropian, Kosova është Evropë”, kështu tha në gjuhën shqipe deputeti ukrainas Oleksii Goncharenko në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Goncharenko theksoi se Kosova e meriton anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Vota për Kosovën është votë për stabilitetin në Ballkan është votë për përforcimin e demokracisë në një shtet që ka treguar vendosmëri, në një shtet demokratik, është votë për avancimin e të drejtave të njeriut dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës”, u shpreh ai.

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës u diskutua lidhur me raportin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Shumica e deputetëve që kanë marrë fjalën, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës.

/rtsh.al/