RTSH 24 Live

Politikë

Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, Kuvendi njofton KQZ: Plotësoni vakancën e krijuar

02/10/2024

Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, Kuvendi njofton KQZ: Plotësoni vakancën e krijuar

Kuvendi i ka dërguar zyrtarisht shkresën komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të krijimin e vakancës në Parlament pas mbarimit para aftit të mandatit të deputetit demokrat Ervin Salianji.

Kuvendi njofton se mandati i Salianjit përfundoi para afatit për shkak të dënimit të tij me vendim të formës së prerë për ‘kallëzim të rremë” me një vit burg.

Në shkresën e Kuvendit gjithashtu njoftohet KQZ për plotësimin e  vakancës së krijuar.

“I nderuar Z. Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve,

Kuvendi i Shqipërisë, në bazë të shkronjës "dh" të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Rregullores së Kuvendit, Ju njofton mbarimin përpara afatit të mandatit të deputetit të PD-së Ervin Salianji, për shkak të dënimit të tij me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, njoftuar në seancën plenare të datës 30.9.2024.

Sa më sipër, në mbështetje të nenit 164, pika 1, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë", Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin ligjor për të njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës”, thuhet në shkresën e Kuvendit.

Sipas rezultateve zgjedhore të vitit 2021, vendin e tij pritet që ta zërë Andrea Mano, i cili mori 5465 vota.

Ervin Saliani u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit me një vit burg për “kallëzim të rremë” për inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës në atë që njihet si çështja “Babale”.

/rtsh.al/