RTSH 24 Live

Politikë

Dënimi i dhunës nga SHBA-BE, Vasili: Imponojnë standarde që s’i zbatojnë vetë

02/10/2024

Dënimi i dhunës nga SHBA-BE, Vasili: Imponojnë standarde që s’i zbatojnë vetë

Sekretari për Çështjet Parlamentare në Partinë e Lirisë, njëherësh deputeti Petrit Vasili, në një lidhje Skype me studion e RTSH 24, iu është kundërpërgjigjur reagimit të ndërkombëtarëve mbi protestën e opozitës në Kuvend më 30 shtator.

Vasili u shpreh se ndërkombëtarët njuk duhet të imponojnë standarde për Shqipërinë, të cilat i refuzojnë në vendet e tyre.

“Për ndërkombëtarët nuk kam asnjë koment. Nuk kam përdorur fjalën hipokrizi, kam thënë që dimensioni i protestës është dimension i paçmuar i demokracicë. Protesta është reagim mbarë popullor.

Pushtetet lindin nga vota, jo nga korridoret a kulistat e të korruptuarve. Këtë gjë bën populli në Evropë e Amerikën, kudo ku ka qytetërim. Protestat janë shtysë e madhe për tu dhënë zgjidhje situatave të rënda. Në Shqipëri e keni parë se çfarë ndodh. Një qeveri e kapur nga narkotrafikantë si kjo bën këto reagime.

Kështu që reagimet e ndërkombëtarëve unë nuk kam se si ti marr në konsideratë dhe nuk mund ti vlerësoj pozitivisht. Kërkojnë të imponojnë një standard që e refuzojnë në vendet e tyre”, deklaroi Vasili, duke iu referuar reagimit të SHBA-BE të cilët e konsideruan dhunën e ushtruar në Kuvend, djegien e karrigeve si akt të papranueshëm dhe të dënueshëm.

Vasili theksoi se protesta është reagim mbarëpopullor dhe shtysë për t’u dhënë zgjidhje situatave të rënda që ndodhin në vend.

“Është shumë e qartë për këdo ka parë parlamentin se ne kemi një parlament që nuk është në shërbim të qytetarëve, por I vë vulën çdo ligji që vjen nga qeveria, ligje që në masën 90% të tyre kanë një bazë korruptive shumë të fortë. Ligje të cilat janë kthyer mbrapsht nga Kushtetuesja. Në parlament është bllokuar çdo lloj diskutimi, debate. Ligjet përpiqen të kalojnë brenda 30 minutash pa asnjë diskutim.

Parlamenti është kthyer në rrobaqepësi që qep ligje me porosi sikurse i interesojnë një tjetri biznesmen apo interesi korruptiv të qeverisë.

Këtej bëjnë sikur mbajnë parlamentin, nga ana tjetër keni parë shifrat e korrupsionit. Kjo do të thotë se Parlamenti nuk funksionon, Parlamenti ka vdekur, është kapur prej fyti dhe në vend të bëjë ligje të forta të cilat duhet të zbatohen me rigorozitet, ndodh e kundërta.

Simbolika është e tillë, ju e parë dhe në rastin e Xhaçkës, rrëzuan Kushtetuesen për të mbrojtur një deputete, burrin e saj për interesat e tyre, jugun e Shqipërisë. Simbolika ishte kjo: Le ti vëmë flakën një situate të tillë korruptive, një parlament i tillë që është armik i njerëzve”, theksoi ai.

/rtsh.al/