RTSH 24 Live

Politikë

Hoxha: Nëse partitë e reja nuk bashkohen, atëherë ato janë patericë e PS-PD

30/12/2024

Hoxha: Nëse partitë e reja nuk bashkohen, atëherë ato janë patericë e PS-PD

Në emisionin “3D”, analisti Poli Hoxha ka shprehur mendimin se partitë e reja duhet të bashkohen pasi në të kundërt do të mbeten thjesht patericë e PS dhe PD-së.

Poli tha se sipas tij, të rinjtë kanë mbështetjen e popullit, por po sillen në mënyrë vetë shkatërruese.

Për mendimin tim, në qoftë se, gjithmonë pa u bërë hesapet e SPAK dhe drejtësisë që unë kam shumë besim dhe shpresë që do jetë një faktor shumë shkatërrues. Partitë e reja nëse e realizojnë planin që kanë nisur të këtij bipolariteti, rithemelojnë fazë dy të tranzicionit. Këtu është e gjithë lufta për të “mbytur” këta të rinjtë pasi këta të rinjtë e kanë shancin. Shancin e kanë, pra popullin, por po sillen në mënyrë vetë shkatërruese. Duhet të bashkohen sepse nëse nuk janë bashkë janë patericat e PS, PD-së, ose të dyve bashkë”, tha Hoxha.

/rtsh.al/