RTSH 24 Live

Politikë

Shpërthen juristi Kara: Këta po na rrjepin për së gjalli. Rama-Berisha kanë marrë peng vendin

30/12/2024

Shpërthen juristi Kara: Këta po na rrjepin për së gjalli. Rama-Berisha kanë marrë peng vendin

Juristi Romeo Kara deklaroi në emisionin “3D” se kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i PD-sw kanë marrë Shqipërinë peng. Sipas tij, të dyja forcat politike, jo vetëm po na vjedhin, por na rrjepin për së gjalli.

“Mendoj që ajo që mungon në politikë dhe që ka bërë të pamundur të gjithë kalimin e gjithë këtij tranzicioni dhe mendoj që ajo që duhet të jetë tema është se çfarë duhet të ofrojë politika sot. Çfarë i mungon dhe çfarë përfaqëson dhe çfarë duhet të ofrojë. Në analizën time është morali, mungesa e drejtësisë dhe kapja e institucioneve të drejtësisë. Të dyja forcat politike, këta që janë tani dhe ata që ishin  nuk bindin askënd në Shqipëri. Këta jo vetëm po na vjedhin, por na rrjepin për së gjalli. Shqiptarët duan ndryshim. Na duhet një aleancë e qartë. Flenë apo jo bashkë ata, unë vlerësoj produktin dhe ky i fundit është që të dy kalorësit e zinj të politikës Rama dhe Berisha kanë marrë peng vendin”, tha Kara.