RTSH 24 Live

Rajon

Dendias në Bruksel: Do ngre çështjen e Belerit në Këshillin e e Punëve të Jashtme të BE-së, do takoj dhe Xhaçkën

22/05/2023

Dendias në Bruksel: Do ngre çështjen e Belerit në Këshillin e e Punëve të Jashtme të BE-së, do takoj dhe Xhaçkën

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të ngrejë në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, çështjen e arrestimit të Fredi Belerit.

Jo vetëm kaq pritet që ai të ketë dhe një takim me ministren e jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

"Sot do të diskutojmë me kolegët në Këshill për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Do të shfrytëzoj rastin për të ngritur qartë çështjen e ndalimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Heimara, zotit Beleri. Dhe prej andej kam ndërmend të takohem me homologen time shqiptare menjëherë më pas, mendoj se do të jetë një bisedë shumë interesante” deklaroi Beleris pas mbërritjes së tij në Këshillin e Punëve të Jashtme të Ministrave të Jashtëm të BE-së, citon cnn.gr

Ndërkohë kandidati fitues i bashkisë Himarë Fredi Beleri do të dalë sot para GJKKO për vlerësim të masës së sigurisë pasi SPAK mori në dorë dosjen e tij.

Ai arrestua mbrëmjen e datës 12 maj, në ambientet e jashtme të lokalit të tij, nën akuzën për ‘korrupsion aktiv në zgjedhje’.

Arrestimi i tij solli reagimin e Athinës zyrtare që e cilësoi rastin skandaloz dhe jo në frymën e rrugës europiane të shtetit shqiptar. Tirana zyrtare kërkoi përmbajtje në deklarata ndërsa u shpreh se Greqia nuk duhet të vinte në diskutim vendimet e drejtësisë shqiptare.

Hetimet ndaj Belerit kishin nisur më 9 maj pas referimit të rastit nga policia e Vlorës, dhe u mbështet me pamje filmike dhe përgjime pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët Belerit dhanë 40 mijë lekë për 8 vota.

/rtsh.al/