RTSH 24 Live

Ekonomi

Denaj: 14.18 miliardë lekë për bujqësinë në 2024-ën, zgjerim hartës së eksporteve

07/12/2023

Denaj: 14.18 miliardë lekë për bujqësinë në 2024-ën, zgjerim hartës së eksporteve

Parlamenti shqiptar miratoi të enjten nen për nen projektbuxhetin për vitin 2024.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur me këtë rast se bujqësia do të financohet në vitin që vjen me një buxhet prej 14.18 miliardë lekësh.

“Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të japë një ndikim pozitiv në ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme për bujqësinë shqiptare”, theksoi ajo.

Zonja Denaj renditi dhe disa nga programet që do të zbatohen vitin që vjen.

“Gjatë vitit që vjen do të zbatohen programet për rritjen e pagave, zgjerimin e hartës së eksporteve për bujqësinë, blegtorinë e peshkimin, përmirësimin e infrastrukturës së ujitje-kullimit, fuqizimin e sigurisë ushqimore, rritjen e financimit nga Skema Kombëtare e Mbështetjes, menaxhimin e qëndrueshëm të tokave bujqësore përmes digjitalizimit, si dhe këshillimin dhe rritjen e asistencës për fermerët”, deklaroi Denaj.


/ rtsh.al /