RTSH 24 Live

Film

Del trajleri i filmit "Barbie", aktron edhe Dua Lipa

05/04/2023

Del trajleri i filmit "Barbie", aktron edhe Dua Lipa

Filmi "Barbie" do të shfaqet këtë verë me regji të Greta Gerwig ku janë zbuluar pamje nga filmi i kukullës plastike më të famshme Barbie.

Në rolin e kukullës Barbie do të luaj aktorja Margot Robbie, ndërsa në rolin e Ken do të luaj Ryan Gosling.

Filmi nga Warner Bros Pictures del në kinema në korrik.

Aktorë të tjerë pjesëmarrës në film do të jetë dhe Helen Mirren dhe Dua Lipa në rolin e një sirene Barbie, duke shënuar edhe debutimin e saj të parë në aktrim.

Këngëtarja e ndau lajmin në Instagram me posterin e saj të personazhit ku ishte e veshur me një kostum sirenë dhe një paruke të gjatë, me kaçurrela blu. “Kjo Barbi është një sirenë!!”, ka shkruar Dua Lipa në postimin e saj.

/rtsh.al/