RTSH 24 Live

Sociale

Dedikim për Musine Kokalari, miq dhe intelektualë në “Shtëpinë e Artistit”, rikujtuan periudhën e antikomunizmit

22/09/2022

Dedikim për Musine Kokalari, miq dhe intelektualë në “Shtëpinë e Artistit”, rikujtuan periudhën e antikomunizmit

Miq, qytetarë dhe intelektualë janë rikthyer në “Shtëpinë e Artistit” për të kujtuar një nga figurat më përfaqësuese të antikomunizmit. Ky është aktiviteti i dytë që organizohet dhe kësaj here i dedikohet një gruaje. Një ikonë e antikomunizmit, themeluese e Partisë Socialiste Demokrate në Shqipëri, e para poete femër është dedikuar Musine Kokalarit.

Përmes një materiali filmik u risollën momentet më të spikatura nga jeta e veprimtares, u lexuan pasazhe të shkruara prej saj.

Gjithashtu u njohën me materiale, foto e dokumenta arkivorë, që tregojnë kalvarin e vuajtjes së një gruaje, që sikurse shkroi dhe vetë, nuk kishte bërë asnjë faj.

Artisti i njohur Agim Rada u shpreh se janë mbledhur jo vetëm për veprën e Musinesë, por për të kujtuar se historia rrezikon të përsëritet, nëse ajo nuk njihet.

“Shtëpia e artistit”, synon të kthejë në një traditë kujtimin e figurave të dënuara dhe të ndëshkuara nga komunizmi.

/rtsh/