Krisa Caushi moderoi për katër net Festivalin e 62-të të Këngës në RTSH.
Prezantuesja e re, njëkohësisht autore e emisionit "Stacioni rozë" në RTSH 1, ndau me publikun këngët e saj të preferuara nga gara muzikore.
Në studion e "3D" ajo u "përball" me tone gazmore me fituesen e vendit të parë e zgjedhur nga publiku, Besa Kokëdhimën.
"Preferencat ishin shumë, sepse realisht ka pasur shumë këngë të mira, sidomos nga artistët e rinj jam surprizuar pa fund. Merita është e gjitha edhe e Bokut [Bojken Lako], sepse talentet e reja kanë dalë nga Festivali dhe ka përzgjedhur më të mirët. Këngët që më kanë pëlqyer kanë qenë dy: Tiri Gjoci me 'Në ëndërr', e cila fitoi edhe vendin e dytë, dhe Arsi Bako me 'Zgjohu'," tha Krisa.
"Ty s'të pëlqeu kënga ime?! As e Malit?! Ç'paske qenë moj vajzë!" ndërhyri Besa duke qeshur.
"Mua më është bërë shumë qejfi, si për Besën edhe për Malin, sidomos për Malin që e ka pjesëmarrjen e tij të parë dhe kjo realisht tregon shumë," përfundoi Krisa.
/rtsh.al/