RTSH 24 Live

Aktualitet

Dalin analizat e ujit në Bulqizë, asnjë bakterie në të gjitha pikat e rrjetit të ujit të pijshëm

08/07/2024

Dalin analizat e ujit në Bulqizë, asnjë bakterie në të gjitha pikat e rrjetit të ujit të pijshëm

Rrëzohet dyshimi se banorët e Bulqizës u helmuan prej ujit. Analizat e Shërbimit të Epidemiologjisë e përjashtojnë mundësinë që helmimi i qytetarëve të ketë ndodhur për shkak të kontaminimit të ujit, pasi  rezultatet e publikuara tregojnë se në mostrat e marra në 7 vende të ndryshme dhe të analizuara mikrobiologjikisht nuk ka rezultuar të ketë ndotje bakteriologjike.

Sipas raport-analizës uji është i përshtatshëm për përdorim. Më herët gjatë ditës, pasi dhjetëra persona të grup moshave të ndryshme u paraqitën në spitalin e qytetit me simptoma të helmimit, si dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke.  Por sipas mjekëve shenjat ngjasonin me virozat.

Fatmirësisht asnjë nga rastet e paraqitura në spital nuk ka pasur ndërlikim të gjendjen dhe pacientët janë larguar drejt banesave pas marrjes së ndihmës mjekësore.

/RTSH/