Në të rrallat dalje televizive, Dafina Zeqiri ishte e ftuara eskluzive e Ermal Peçit në programin 'E diela jonë'. Këngetarja e shumë hiteve dhe prej vitesh shumë e kërkuar në krejt diasporë, rrefeu detaje të reja nga jeta profesionale e personale. Rrjeti ka qenë këto kohë plot me zëra për lidhjen e saj por mesa duket dasma është gati.
'Nga fundi i vitit kemi ndërmend të martohemi nuk duam të martohemi në verë se është shumë nxehtë. Por po, do të ketë dasmë'- pranoi Dafina në program.
A kanë filluar ethet e përgatitjes? Ermali e pyet se si janë ndarë detyrat në çift teksa me shaka pohoi se Kreshnikut si burrë i takon më shumë përgjegjësi për organizimin.
'Kjo puna e listës është tmerr, dikush do mërzitet dikush do thotë diçka. Por të jem e sinqertë sdo merakosem për këtë pjesë, dasma do jetë dita më e rëndësishme e jetës sime dhe Kreshnikut dhe kjo vlen më shumë' - vijoi Zeqiri.
Shpesh ajo ka guxuar me veshjet e saj skenike, a do të guxonte edhe në dasëm me fustanin e nuserisë? Ja çfarë i tregon Ermalit:
'Do jem një nuse me fustan të bardhë nuk do eksperimentoj. Fustanin tim të nusërisë do t'ja trashëgoj vajzës'.
/rtsh.al/