RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid në Shqipëri/ 9 viktima, 440 të infektuar në 24 orët e fundit

26/11/2021

Covid në Shqipëri/ 9 viktima, 440 të infektuar në 24 orët e fundit

Numri i fataliteteve nga covid19 në Shqipëri ka njohur sërish rritje shqetësuese. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 9 persona të infektuar me koronavirus.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 9 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Gjashtë qytetarë nga Tirana 62- 82 vjeç, dy qytetarë nga Berati 74-77 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,045 që nga fillimi i epidemisë"

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 2902 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 440 qytetarë, në këto bashki: 160 në Tiranë, 30 në Vlorë, 27 në Fier, 23 në Durrës, 20 në Elbasan, 19 në Patos, Berat, 10 në Kamëz, 9 në Lushnje, Sarandë, Korçë, 8 në Shkodër, Kavajë, 7 në Tepelenë, Kuçovë, 6 në Pukë, Lezhë, Krujë, Gjirokastër, 5 në Kurbin, Mallakastër, 4 në Vorë, Skrapar, 3 në Fushë Arrëz, Pogradec, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Libohovë, Dropull, Përmet, Devoll, 1 në Has, Tropojë, Rrogozhinë, Dibër, Rroskovec, Selenicë, Delvinë, Dimal, Poliçan, Gramsh.

Të shëruar

Janë 7,610 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (26 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore         440
Të shëruar në 24 orë       539
Të shtruar në spitale       150
Humbje jete në 24 orë     9
Testime ditore                 2902

Testime totale              1,385,581
Raste pozitive                198,732
Raste të shëruara          188,045
Raste Aktive                      7,610
Humbje jete                      3,077

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          3,970
Fier                684
Gjirokastër     553
Shkodër         489
Berat              430
Durrës             393
Elbasan            346
Vlorë                267
Korçë              201
Lezhë              168
Dibër                60
Kukës              49