RTSH 24 Live

Aktualitet

Ndizen dritat e pemës në Shkodër/ Rama: Sa lezet, thonë pastaj disa ç’rëndësi ka vota

01/12/2023

 Ndizen dritat e pemës në Shkodër/ Rama: Sa lezet, thonë pastaj disa ç’rëndësi ka vota

Jemi zyrtarisht në muajin e festave dhe si çdo vit në qendrat e qyteteve janë ndezur dritat e pemës së Vitit të Ri. Shkodra ndriçohet nga dritat duke i dhënë mirëseardhjen festave të fundvitit. Qendra e qytetit është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga atmosfera në rrjetet sociale.

Qyteti është veshur me dekorin festiv, ndërsa qindra njerëz kanë dal në rrugët e qytetit,  ndërsa Rama ka thënë se që kjo atmosferë të krijohej, ka rëndësi vota se kujt i shkon.

“Dhe thonë pastaj disa ç’rëndësi ka vota. Ja pra që ka rëndësi, sa lezet ka Shkodra”, ka shkruar kryeministri krahas videos në Facebook.