Tashmë konsumatorët shqiptarë do ta ketë të garantuar me ligj informacionin mbi konsumin e energjisë dhe burimeve të tjera, të produkteve me ndikim në energji.
Etiketimi i energjisë është një shtytës kryesor për të ndihmuar konsumatorët të zgjedhin produkte që janë më shumë efiçente në konsumin e energjisë si dhe inkurajon prodhuesit të nxisin inovacionin duke përdorur teknologji më efiçente.
Furnizuesit dhe tregtarët do tu duhet te përmbushin detyrimet e përcaktuara në këtë nisme ligjore lidhur me vendosjen apo shfaqjen e etiketave, markave, simboleve apo mbishkrimeve të tjera dhe do të vendosin në treg dhe/ose në shërbim produkte me ndikim në energji në përputhje me këto karakteristika.
Përveç informacionit në lidhje me konsumin e energjisë së produktit, etiketat mund të ofrojnë gjithashtu të dhëna specifike për veçori të tjera përkatëse të përdorimit, të tilla si emetimet e zhurmës së produktit ose konsumin e ujit.
Ligji “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji” synon të përafrojë kuadrin ligjor shqiptar me rregulloren e re të BE-së e cila përcakton një shkallë të re krahasuese për klasat e energjisë nga A (më efikase) në G (më pak efikase).
Gazetar Omer Saraçi
/ rtsh.al /