RTSH 24 Live

Sociale

Covid-19/ MSHMS: Në 24 orët e fundit 18 të infektuar, asnjë humbje jete, 14 të shëruar

16/11/2022

Covid-19/ MSHMS: Në 24 orët e fundit 18 të infektuar, asnjë humbje jete, 14 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur të dhënat më të fundit, lidhur me situatën e COVID-19 në vendin tonë. Sipas MSHMS, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 558 testime, nga të cilat kanë rezultuar të infektuar vetëm 18 qytetarë, ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 558 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto Bashki: 13 në Tiranë, 2 në Sarandë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Divjakë, Berat. Janë 201 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,293 që nga fillimi i epidemisë.”- njofton MSHMS.

Statistika ( 16 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 558

Testime totale 2,004,208
Raste pozitive 332,088
Raste të shëruara 328,293
Raste Aktive 201
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150
Vlorë 13
Fier 11
Gjirokastër 10
Elbasan 5

Berat 4
Shkodër 3
Lezhë. 3
Durrës 2

/rtsh.al/