RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID-19/ Asnjë humbje jete, 47 qytetarë të infektuar, 81 të shëruar në 24 orët e fundit

04/10/2022

COVID-19/ Asnjë humbje jete, 47 qytetarë të infektuar, 81 të shëruar në 24 orët e fundit

Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e COVID-19 në vend, ndërsa 47 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga 852 testime të kryera.  

Janë 398 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Ndërkohë janë shëruar 81 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,204 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Statistika (4 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 47
Të shëruar në 24 orë 81
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 852

Testime totale 1,983,754
Raste pozitive 331,191
Raste të shëruara 327,204
Raste Aktive 398
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 243
Elbasan 35
Vlorë 21
Fier 18
Shkodër 17
Durrës 16

Gjirokastër 14
Lezhë 12
Dibër 11
Korçë 5
Berat 5
Kukës 1

/rtsh.al/