RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID-19/ 471 testime, 12 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

24/01/2023

COVID-19/ 471 testime, 12 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 471 testime, nga të cilët 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë  me COVID-19. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa në spitalin Infektiv po marrin trajtim vetëm 2 pacientë. Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,432 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Statistika ( 24 Janar 2023)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 471

Testime totale 2,028,409
Raste pozitive 333,185
Raste të shëruara 329,432
Raste Aktive 157
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 121
Fier 17
Vlorë 8
Berat. 3
Gjirokastër. 2
Lezhë. 2
Korçë. 2
Shkodër 1
Durrës. 1

/rtsh.al/