RTSH 24 Live

Ekonomi

Çmimet e konsumit-Sipas INSTAT pësuan rritje 3.9% gjatë muajit nëntor

09/12/2023

Çmimet e konsumit-Sipas INSTAT pësuan rritje 3.9% gjatë muajit nëntor

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin nëntor 2023 sipas Institutit të statistikave ka shënuar 3,9 përqind, ndërkohë që krahasuar me tetor  është -0,2 %.

Sërish edhe në nëntor duke u krahasuar me tetorin, ndikimin kryesor e ka dhënë rritja e çmimeve në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,52 pikë përqindje.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 21,2 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 9,3 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 8,3 %, “mish” me 7,1 %, “peshk” me 2,7 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,6 %, etj.

Ndërsa duke pare krahasuar çmimet nëntor 2023 me nëntor 2022  rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,1 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 6,0 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,8 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5 %, etj.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 4,0 %.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/