RTSH 24 Live

Politikë

Çipa-Telitit: A do të vini në pushtet me 600 mijë vota?

12/11/2024

Çipa-Telitit: A do të vini në pushtet me 600 mijë vota?

Analisti Aleksandër Çipa, teksa kaloi në analizë aksionin politik të Partisë Demokratike, tha se ajo që duhet bërë nga ata është edhe të lexohet impakti që ka ky aksion te elektorati. Në studion e emisionit “3D” në RTSH, drejtuar anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Dorjan Teliti, Çipa tha se, në opinionin e tij, mosbindja civile e opozitës nuk i është imponuar PS-së.

Ndalur te rikthimi në Kuvend, Çipa tha se ky është një vendim për t’u vlerësuar, por nga ana tjetër shtoi se duhet parë nëse kjo lëvizje prej tyre do të  reflektohet te votuesit.

Në analizën që i bëhet sjelljes dhe rikapitalizimit të opozitës, pse them rikapitalizimi, sepse opozita jetoi 3 vite në rrethana informale, nuk kishte strukturë të formalizuar për arsye të brendshëm sepse lindi një krizë dhe ky proces i brendshëm e mbajti peng. Sot jemi në një aksion politik që e ka afishuar zyrtarisht opozita. Mosbindja civile nuk është vetëm instrument, por lëvizje e strukturuar që ka për qëllim të arrijë një proces. Sensi kritika qëndron se a po rritet ky kapital, a po i imponohet kundërshtarit kjo lëvizje e strukturuar? Deri në çastin konkret nuk e shohim diçka të tillë. Kjo lëvizje e opozitës nuk impakton masivisht.

Nëse ju bllokut lëvizjen e qytetarëve për 3 orë, kjo a dha një impakt? Këtë duhet të interpretoni sepse çdo lëvizje ndodh për të marrë një rezultat politik. Aspekti i dytë, unë e lëvdoj opozitës që kthehet në institucionalizimin parlamentar. Opozita nuk duhet të përsërisë 3 vitet e kaluara ku buxheti u kalua në mënyrë të njëanshme. Askush nuk ka kritikë për futjen e opozitës, por lëvizja e strukturuara me një lloj bindje brenda institucionalizimit parlamentar a e ka shtuar efektin te opozita? Pra a ka një kapitalizim të mbështetjes opozitare? Pra ky testim prej opozitës duhet të reflektohet te elektorati. Keni 600 mijë dhe ju këtë e thonë në mënyrë të përhershme, a do vini dot në pushtet ju me këto 600 mijë?? Po sikur të mos e realizoni që përmes mosbindjes civile të merrni qeveri teknike? Çfarë do të ndodhë, a ka një plan tjetër sepse opozita këtë duhet ta thotë”, u shpreh Çipa.

/rtsh.al/