Mundësi kuqezi Chermen Valiev ka mësuar para pak çastesh emrat e dy rivalëve drejt medaljes së bronztë në mundjen stil i lirë për peshat deri në 74 kilogramë.
Mundësi neutral Mahamedkhabib Kadzimahamedau ka mposhtur sllovakun Tajmuraz Mairbekovic Salkazanov me shifrat 6-6. Ky i fundit kërkoi "challange", e cila nuk ndryshoi vendimin e arbitrave duke bërë që t'i ulet një pikë.
Kështu pengesa e parë në këtë rrugëtim për Chermen Valiev do të jetë Mahamedkhabib Kadzimahamedau.
Nëse Chermen Valiev do të kalojë “pengesën” e parë atëherë do t’i duhet të bëjë llogaritë me serbin Cabolov për të marrë medaljen e bronztë, e cila do të ishte e para për Shqipërinë në Olimpiadë.
Gazetar Altin Vorpsi
/ rtsh.al /