Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar vazhdimin me urgjencë të bisedimeve në Bruksel për çështjen e dinarit, që Banka e Kosovës (BQK) ka vendosur të mos përdoret më.
"Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë," u shpreh zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit pas interesimit nga mediet.
Të martën u zhvillua një takim në Bruksel, ku mori pjesë edhe guvernatori i BQK-së Ahmet Ismaili nga pala kosovare dhe kryenegociatori Petar Petkoviq nga delegacioni serb.
Ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, tha se pikëpyetjet mbeten dhe do duhen "takime shtesë" për t'u dhënë përgjigje atyre.
Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar pezullimin e vendimit që prek komunitetin serb në Kosovë, por kryeministri Albin Kurti këmbëngul se vendimi nuk mund të kthehet pas.
/rtsh.al/