Me rastin e 104-vjetorit e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, Presidenti, Bajram Begaj ka vlerësuar kryeqytetin tonë të përbashkët siç ai e konsideron si model ku Tiranë gjendet e gdhendur një pjesë e historisë së popullit tonë.
Në një dalje për mediat, Begaj bën thirrje për vazhdimin e ruajtjes së traditat dhe kulturave më të mira.
“Si sot e 104 vite më parë janë hedhur gurët e themelit për kryeqytetin model. Në Tiranë gjendet e gdhendur një pjesë e historisë së popullit tonë.
Tirana sot është në ditët e saj më të mira, e gjallëruar dhe plot jetë. Ajo e ruan fort kulturën e mirëseardhjes, traditat.
Është detyra jonë të vazhdojmë të ruajmë traditat më të mira dhe të kontribuojmë në pasurimin e jetës së kryeqytetit, të Tiranës që nuk njeh moshë, të Tiranës tonë të përbashkët“, u shpreh Begaj.
Me rastin e 104-vjetorit e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, bashkia organizoi aktivitete të shumta me muzikë, sport dhe zona argëtimi për të gjitha grupmoshat.
/rtsh.al/