RTSH 24 Live

Ekonomi

Buxheti i ri, Kadia: Ja kush përfiton nga rritja e pagave në 2024

07/12/2023

Buxheti i ri, Kadia: Ja kush përfiton nga rritja e pagave në 2024

Zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Evropës dhe ish-zëvendësministër i Financave, Besart Kadia ka shpjeguar se cilat do të jenë kategoritë që përfitojnë nga buxheti i ri për vitin 2024.

Duke folur në emisionin “3D” në RTSH 1, Kadia theksoi se viti 2024 do të shënojë rritje të pagave dhe nuk do të ketë rritje të taksave. Ndërsa theksoi se politikat që parashikohen në buxhet të reflektohen në ekonomi për të çliruar energjinë te sektori privat.

Viti 2024 vjen si një periudhë e mirë për shqiptarët e cila vjen me rritjen e pagave për punonjësit shtetërorë dhe në të njëjtën kohë pa rritje taksash dhe të uljes së borxhit publik.

Ne na intereson që kapitali shtetëror të shkojë aty ku duhet që më pas të çlirojë energjinë e kapitalit privat.

Pavarësisht fjalëve që themi ne do ta ndiejnë pensionistët te indeksimi i pensioneve, të pagat e rritura të qytetarëve te ata që janë mjekët, policët, ndihma ekonomike ka indeksim.

 E gjithë kjo rritje e shpenzimeve nga krahu i pagave të mos vijë me rritje taksash apo shkurtime të investimeve publike”, u shpreh Kadia.

/rtsh.al/