RTSH 24 Live

Ekonomi

Buxheti 2025, Ministrja Balluku: 33.48 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore

11 orë para

Buxheti 2025, Ministrja Balluku: 33.48 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore

Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitit e ardhshëm është mbi 73 miliardë lekë nga të cilat mbi 33 miliardë lekë, do të shkojnë për infrastrukturën rrugore. Kjo u bë me dije nga ministrja Belinda Balluku në Komisionin e Veprimtari Prodhuese ku dhe u diskutua buxheti i këtij institucioni.

Me një buxhet 33.48 miliardë lekë për sektorin e transportit rrugor, ose 4.1 miliardë më shumë se viti i kaluar, 14% më shumë se në vitin 2023 synojmë realizimin e sërë projektesh infrastrukturore, si rruga e Arbrit, projekti i tretë i Bypass Orikum-Dukat”, vuri në dukje Balluku.

Ministria foli edhe investimet ne hekurudha dhe në sektorin e ujësjellës kanalizimeve.

/rtsh.al/