RTSH 24 Live

Europë

Britania e Madhe njofton sanksione të reja kundër Rusisë

07/11/2024

Britania e Madhe njofton sanksione të reja kundër Rusisë

Britania e Madhe ka njoftuar sanksione të reja kundër Rusisë, duke përfshirë të dyshuarin për helmimin e Sergei dhe Yulia Skripal në vitin 2018 në Salisbury, Denis Sergeev.

“Furnizuesit që mbështesin prodhimin ushtarak të Rusisë dhe grupet mercenare të mbështetura nga Rusia që veprojnë në Afrikën Sub-Sahariane janë gjithashtu në shënjestër të sanksioneve”, tha Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe.

Rreth 56 sanksione do të synojnë subjektet me qendër në Kinë, Turqi dhe Azinë Qendrore të përfshira në furnizimin dhe prodhimin e mallrave, duke përfshirë veglat e makinerive, mikroelektronikën dhe komponentët për dronët.

Sekretari i Jashtëm David Lammy tha se sanksionet bazoheshin në misionin e BM-së për të luftuar aktivitetin malinj rus në mbarë botën.

Njoftimi erdhi përpara pjesëmarrjes së kryeministrit britanik, Keir Starmer në Samitin e Komunitetit Politik Evropian sot në Budapest, ku ai pritet të diskutojë përpjekjet për të luftuar aktivitetin malinj rus në të gjithë Evropën dhe të rikonfirmojë mbështetjen e palëkundur të Britanisë së Madhe për Ukrainën. 

/ rtsh.al /