RTSH 24 Live

Kosovë

Borrell thirrje Vuçiçit: Serbia të lirojë menjëherë tre policët e Kosovës

22/06/2023

Borrell thirrje Vuçiçit: Serbia të lirojë menjëherë tre policët e Kosovës

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell i ka kërkuar Serbisë që të lirojë menjëherë tre policët e Kosovës të rrëmbyes disa ditë më parë nga forcat serbe.

Këtë kërkesë Borrell ia ka kërkuar direkt presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në takimin që zhvilloi me këtë të fundit ditën e sotme në Bruksel për të gjeur një zgjidhje për veriun e Kosovës.

Në një konferencë për mediat pas takimeve të ndara që zhvilloi të ndara që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, Borrell theksoi se tre policët e Kosovës duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte.

I kam theksuar presidentit Vuçiç që tre policët e mbajtur në Serbi duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte. Arrestimi ose keqtrajtimi arbitrar i padrejtë i të burgosurve është krejtësisht i papranueshëm”, është shprehur ai.

Borrell thekson se është rëndë dakord për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.

Sigurisht se presim nga Kosova që t’i pezullojë menjëherë këto operacione në afërsi me objektet komunale në veri dhe katër kryetarët, përkohësisht të tërhiqen nga objektet komunale ndërsa Serbia duhet të sigurojë që protestuesit do të tërhiqen nga objektet komunale, njëkohësisht me forcat policore dhe pastaj të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat, me kushtin, pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës”, u shpreh Borrell.

Borrell ka theksuar se ka kërkuar nga kryeminsitri Kurti, që pas normalizimit të situatës në terren, duhet të fillohet me hartimin e statutit të Asociacionit.

Pas kësaj, pasi që situata në terren të normalizohet, atëherë të vazhdojmë punën në dialog. Edhe para ca muajve patëm arritur një marrëveshje themelore në rrugëtimin drejt normalizimit dhe dukej se ishim në një drejtim të mirë për të avancuar në këtë që quhet normalizim i marrëdhënieve, dhe duhet t’i kthehemi impelementimit të kësaj marrëveshjeje dhe kjo përfshin edhe fillimin dhe pa vonesa, hartimin e statutit të Asociacionit”, deklaroi Borrell.

Kreu i diplomacisë evropian shtoi se do të jetë në kontakt të ngushtë me të dyja palët në ditët në vijim dhe se ai do të raportojë te ministrat e jashtëm të BE-së ditën e hënë.

/rtsh.al/