Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Xhozef Borrell (Josep Borrell) bëri të ditur se gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih ka zhvilluar takime të veçanta me liderët e Kosovës dhe Serbisë për uljen e tensioneve dhe rikthimin në tryezën e dialogut, por kanë qenë të suksesshme.
Borrell tha se takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti nuk kanë pasur rezultat për zgjidhjen e tensioneve të krijuara pas heqjes së dinarit nga Banka Qendrore e Kosovës
“Me presidentin e Serbisë Vuçiq, dhe kryeministrin e Kosovës Kurti, diskutova, në takime të ndara, se si të shtensionohet situata mes dy shteteve, por fatkeqësisht pa sukses”, tha Borrell.
Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë u tensionuan edhe më shumë pas vendimit të 1 shkurtit për ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë.
/rtsh.al/