RTSH 24 Live

Botë

Borrell: Kërcënimet e Rusisë për luftë bërthamore, papërgjegjshmëri  

19/11/2024

Borrell: Kërcënimet e Rusisë për luftë bërthamore, papërgjegjshmëri  

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell ka akuzuar Rusinë për kërcënimet bërthamore duke i konsideruar ato si “plotësisht të papërgjegjshme”, pasi Presidenti Vladimir Putin zgjeroi hapësirën dhe mundësinë për përdorimin e armëve atomike nga Moska.

Nuk është hera e parë që Putin bën lojëra të tilla, me armët bërthamore”, u tha gazetarëve shefi i politikës së Jashtme në largim pas bisedimeve të ministrit të Mbrojtjes në Bruksel në ditën e 1 mijë të konfliktit në Ukrainë.

Rusia është pajtuar me parimin se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet, dhe kështu nuk duhet të ndodhë  kurrë”, tha ai, duke paralajmëruar se “çdo thirrje për luftë bërthamore është papërgjegjshmëri”.

Bisedimet me BE - të dominuara nga nevoja për të rritur mbështetjen për luftën e Ukrainës - erdhën pasi Kievi konfirmoi se kishte lëshuar raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuar nga SHBA në territorin rus, në atë që Rusia tha se shënoi "një fazë të re" në luftë.

Ukraina zotohet të mos dorëzohet, Kremlini lëshon kërcënim me armë bërthamore në ditën e 1000 të luftës

Borrell më herët u kishte bërë apel vendeve anëtare para kohe që të rreshtoheshin me Uashingtonin për të lejuar Ukrainën të godiste brenda Rusisë.

Ai se shtetet e BE-së kishin rënë dakord "me një shumicë dërrmuese" se "fati i Ukrainës do të përcaktojë fatin e Bashkimit Evropian".

“Nëse Putini mund të jetë i suksesshëm në Ukrainë, do të paguajmë një faturë shumë të lartë, shumë më të shtrenjtë se çdo lloj mbështetje ushtarake që mund të ofrojmë sot”, tha ai.

/rtsh.al/