RTSH 24 Live

Sociale

Bonusi i bebeve - Deri tani janë ndarë 665 çeqe për fëmijët e lindur në Korçë

12 orë para

Bonusi i bebeve - Deri tani janë ndarë 665 çeqe për fëmijët e lindur në Korçë

665 nëna që kanë lindur fëmijët në maternitetin e Korçës kanë përfituar këtë vit bonusin e bebeve. Programi i Qeverisë Shqiptare për mbështetjen financiare për të gjitha familjet shqiptare që sjellin në jetë një bebe zbatohet që prej 1 janarit 2019.

Me lindjen e foshnjës, jepet menjëherë çeku me vlerën e 40 mijë lekëve për fëmijën e lindur të parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë. Përfitimi i këtij bonusi është ndihmesë e madhe për familjet për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të ardhjes në jetë të një foshnje.

Në Maternitetin e Korçës, që prej fillimit të vitit janë shënuar 665 lindje, prej të cilave 369 me operacion dhe 296 kanë qenë lindje normale. Nga lindjet normale, 131 kanë qenë vajza dhe 165 djem.

Gazetare: G. Sali  

/RTSH/