RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Blinken në Turqi për të ardhmen e Sirisë

11/12/2024

Blinken në Turqi për të ardhmen e Sirisë

 

Sipas burimeve zyrtare, sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, do të vizitojë Turqinë.

Detajet e vizitës ende nuk janë bërë të ditura.

Blinken dhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, më herët më 7 dhe 10 dhjetor zhvilluan biseda telefonike ku diskutuan zhvillimet e fundit në Siri.

Bashar Asadi, lideri i Sirisë për pothuajse 25 vite, të dielën herët u arratis në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e kryeqytetit Damask, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila ka qenë në pushtet në Siri që nga viti 1963.


/ rtsh.al /