Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar këtë mbrëmje të 9 marsit në banesën e partneres së ish-zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj në Hamallaj. Sipas burimeve mësohet se është kontrolluar edhe shtëpia e ish-bashkëshortes së Ahmetajt. Në kontrollin e kryer në shtëpinë e ish-bashkëshortes nuk është gjetur asgjë e paligjshme.
Ndërsa në shtëpinë e partneres deri tani është gjetur një shumë parash prej 30 mijë eurosh.
Kujtojmë se ish-ministri i Financave Ahmetaj po hetohet nga SPAK në lidhje me përfshirjen e tij në aferën e inceneratorëve.
/rtsh/