RTSH 24 Live

Ekonomi

Biznesi shqiptar i bimëve mjekësore në panairin “BIOFACH 2024”

08/02/2024

Biznesi shqiptar i bimëve mjekësore në panairin “BIOFACH 2024”

Biznesi shqiptar i bimëve mjekësore, do të marrë pjesë në panairin “BIOFACH 2024”, në Gjermani.

Një prej tyre do të jetë edhe kompania BIOBES në Sopëz, Lushnjë. 
BIOBES, ka më shumë se 10 vite që zhvillon aktivitetin e grumbullimit, përpunimit dhe paketimit të bimëve aromatike dhe medicinale. 

Ajo angazhon rreth 450 familje fermerësh për të mbledhur bimët si dëllenja, sherebela, kalendula etj., të cilat kanë kërkese të lartë në tregjet e Evropës,  Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Azisë lindore, ku kompania eksporton rreth 1000 tonë në vit.

Prodhimi organik është në fokusin e tyre dhe të gjithë bimët që tregtojnë janë të certifikuara sipas Standardit Organik Evropian.

“Ne jemi të angazhuar për promovimin e produkteve lokale në tregjet e eksportit, për të hapur tregje të reja dhe për të sjellë vlerë më të lartë për fermerët dhe përpunuesit”, tha me këtë rast ministrja e Bujqësisë dhe Uahsqimit Anila Denaj.

/ rtsh.al /