Bitcoin ka shënuar për herë të parë vlerën e 100 mijë dollarëve.
Vlera historike u arrit disa orë pasi presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, njoftoi se do të emërojë Paul Atkins si drejtues të Komisionit të Letrave me Vlerë, i cili njihet edhe si mbështetës i kriptomonedhave.
Megjithatë fitorja e zgjedhjeve nga republikani 78-vjeçar është parë si katalizator për rritjen e vlerës së Bitcoin, pasi nga 5 nëntori monedha digjitale ka parë një rritje me mbi 45 për qind.
Ndërkohë edhe kriptovalutat e tjera kanë shënuar rritje të ngjashme.
Askush nuk e di me siguri se kush e shpiku Bitcoin, por ideja për paranë virtuale qarkulloi në internet në vitin 2008 nga dikush i vetëquajtur Satoshi Nakamoto.
Gazetare: Vjollca Zharri
/rtsh.al/