RTSH 24 Live

Politikë

Bisedat në SkyECC, Bardhi nga SPAK: Dorëzova telefonin në kuadër të hetimeve

02/10/2024

Bisedat në SkyECC, Bardhi nga SPAK: Dorëzova telefonin në kuadër të hetimeve

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi është paraqitur këtë të mërkurë (2 shtator)në SPAK lidhur me denoncimin e tij pas shantazheve të marra në platformën Signal dhe nisjes së hetimeve nga Prokuroria e Posaçme për nxjerrje të bisedave të SkyECC.

Pas daljes nga SPKA, Bardhi bëri të ditur se ka dorëzuar telefonin e tij në kuadër të hetimeve, ndërsa tha se dokumentet që i janë dërguar janë të falsifikuara me qëllim intimidimin dhe shantazhin ndaj tij.

 “E dorëzova telefonin personal për këqyrjen e nevojshme dhe për të dhënat e nevojshme të SPAK, për të verifikuar mesazhet shantazhuese në platformën Singal. Dua të qartësoj se ka media që edhe sot janë pjesë e skemës sepse i paraqesin të dhënat në dy procesverbale. Nuk bëhet fjalë për përgjim real. Janë prodhuar për qëllime kriminale. Ka ndodhur edhe me persona të tjerë. Menjëherë sapo u njoha me to vura në dijeni SPAK, ka të bëjë edhe me kredibilitetin e SPAK dhe me faktin që individë të caktuar përdorin të dhëna që administrohen nga kjo prokuror me përmbajtje të rreme. E konfirmuar që ai format dhe ato procesverbale nuk ekzistojnë në përgjimet e Sky. Po mbledh të dhënat edhe për mediat që i pasqyrojnë si të vërteta se po bëhen pjesë e skemë shantazhuese e deputetëve të Kuvendit”, tha Bardhi.

Pak ditë më parë, Bardhi denoncoi në SPAK se i kishin ardhur SMS shantazhuese ndaj tij nga një përdorues anonim me emrin “Mbreti Zog”. Në përgjimet e dërguar kundrejt Gazmend Bardhit del emri i Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit, ku sipas deputetit janë të gjitha të sajuara për qëllime kriminale.

/rtsh.al/