Diana e Alban Rragami u kthyen nga emigracioni 1 vit e gjysëm më parë. Të dy besonin fort të zhvillimi i fshatit dhe ja dolën vizionin ta kthejnë në realitet. Diana tregon se fillimisht biznesin e nisën me 10 dynym të mbjella më bimë medicinale, ecën me shtimin e sipërfaqeve duke marrë mbështetje nga AZHBR përmes skemës kombëtare e sot ata kanë 140 dynym të mbjellë me levando e sherebelë.
Në sezon punësojnë deri në 30 persona të zonës dhe synojnë investime të mëtejshme në këtë fushë.
Nga 4900 hektarë me bimë mjekësore që janë mbjellë këtë vit në Malësi të Madhe, 3800 prej tyre janë mbjellë me sherebelë. Rikthimi i sherebelës këtë vit ka të bëjë me gjetjen e tregut deri në SHBA e kryesisht tregtimin e vajit të sherebelës thotë Kostandin Hajkola Drejtor i qëndrës së transferimit të teknologjive për rajonin e Shkodrës.
Me rreth 15 mijë ton prodhim vetëm për vitin 2020, Malësia e Madhe mban vendin e parë në Shqipëri për kultivimin e bimëve mjekësore.
Ekonomi
Bimët Mjekësore, histori frymëzuese që tregojnë se nismat funksionojnë
13/07/2021