RTSH 24 Live

Politikë

Berisha:  Altin Dumani po bën gjithçka të mbyllë aferën McGonigal

03/02/2024

Berisha:  Altin Dumani po bën gjithçka të mbyllë aferën McGonigal

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalimin e tij të përditshëm përpara protestuesve nga ballkoni i shtëpisë së tij, ka deklaruar se kreu i SPAK-ut, Altin Dumani kërkon të mbyllë aferën McGonigal.

Berisha akuzoi mazhorancën se po vjedh shqiptarët dhe pasuritë e vendi i transferon në offshore.

Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama “është kapur në flagrancë nga drejtësia e SHBA se ka korruptuar zyrtarin më të lartë të zbulimit të këtij vendi”

Një grup hajdutësh që vjedh dhe vetëm vjedh pasuritë e këtij vendi, i transferon offshore, i transferon në Dubai për parajsat e tyre.

Sot kryeministri i vendit është zyrtari më i damkosur në Europë sepse është kapur në flagrancë nga drejtësia e SHBA se ka korruptuar zyrtarin më të lartë të zbulimit të këtij vendi.

Gjithë njerëzit e ndershëm në SHBA, në Europë dhe kudo, presin përgjigjen tonë”, u shpreh Berisha.

Ai vuri në dukje se kreu i SPAK-ut Altin Dumani po kërkon të mbyllë dosjen e aferës McGonigal që sipas Berishës, është i përfshirë edhe kryeministri Rama.

Askush të mos mendojë se Dumani do të hetojë, përkundrazi Dumani është bashkautor me mbrojtjen që i bën në të gjitha krimet Edi Ramës.

Të dashur miq, para dy javësh deklaroi se po heton skandalin McGonigal, e vërteta është se po bën gjithçka të mbyllë superskandalin e shekullit.

Asnjë nga ata që kanë denoncuar publikisht gjobëvënësit Edi Rama-McGonigal-Duçka e Neza e kompani, nuk janë thirrur për t’u pyetur.

Skapi nuk do dëshmitarë kundër Edi Ramës”, deklaroi Berisha.

/rtsh.al/