RTSH 24 Live

Politikë

Begaj uron homologun kroat për fitoren në zgjedhje: Forcojmë partneritetin

13/01/2025

Begaj uron homologun kroat për fitoren në zgjedhje: Forcojmë partneritetin

Presidenti, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, për fitoren e mandatit të dytë në krye të shtetit pas zgjedhjeve presidenciale në balotazhin e së dielës. 

Urimet më të përzemërta për mikun tim, Zoran Milanović, në rizgjedhjen si President i Kroacisë. Shohim përpara për të vazhduar forcimin e partneritetit tonë”, shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e urimit në profilin e tij zyrtar në platformën X drejtuar homologut kroat.

Socialdemokrati mori më shumë se 74 për qind të votave në balotazhin e zhvilluar me rivalin e qendrës së djathtë, Dragan Primorac, i cili siguroi vetëm 25 për qind.

Ish-kryeministri 58-vjeçar, Milanoviç, erdhi në krye të shtetit pas fitores në vitin 2020 nga partia kryesore opozitare e Socialdemokratëve

/rtsh.al/