RTSH 24 Live

Sociale

Bashkia e Lezhës ndërhyn në sistemin e kullimit të tokave për të shmangur përmbytjet

11 orë para

Bashkia e Lezhës ndërhyn në sistemin e kullimit të tokave për të shmangur përmbytjet

Duke shfrytëzuar ditët me kohë të mirë drejtoria e bujqësisë pranë bashkisë Lezhë po punon për përmirësimin e sistemit të kullimit në gjithë njësitë administrative. Mjetet, kryesisht janë përqendruar në njësitë administrative Dajç, Blinisht, Balldre dhe Tale. 

Nga viti 2019 deri në fillim të vitit 2024 kemi hapur rreth 500 km kanale kulluese të cilat shërbejnë për kullimin e 9 mijë hektarëve tokë”, u shpreh Gjeke Makaj, drejtor i bujqësisë ne bashkinë Lezhë.

Ndërhyrja ndër vite duke përmirësuar sistemin e kullimit në një sipërfaqe prej mbi 9 mijë ha tokë bujqësore e ka minimizuar fenomenin e përmbytjeve.

Deri në fundin e këtij vitit parashikohet që të hapen e vihen në efiçencë të plotë afër 150 km kanale të dyta e të treta kulluese duke përmirësuar sistemin e kullimit në një sipërfaqe toke bujqësor prej afër 700 ha.

/RTSH/