RTSH 24 Live

Politikë

Basha: I thashë Berishës të largohet me dinjitet, të mos “vdesë” politikisht me turp

16/09/2024

Basha: I thashë Berishës të largohet me dinjitet, të mos “vdesë” politikisht me turp

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha reagoi sot pas konferencës për shtyp të mbajtur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se Berisha ka marrë peng PD-në dhe po minon opozitën duke i shërbyer Ramës.

“Ajo që i kam kërkuar tre vite më parë është të largohet me dinjitet dhe të mos “vdesë” politikisht me turp. Ai qartazi ka zgjedhur këtë të dytën. Por mua nuk më shqetëson më halli personal i Sali Berishës, por fakti se për hallin e tij ka marrë peng Partinë Demokratike dhe po minon opozitën duke i shërbyer Edi Ramës”, shprehet Basha.

/rtsh.al/