RTSH 24 Live

Ekonomi

Balluku në bypass-in e Vlorës: Së shpejti, projekt për hapësirat publike, do të përdoret nga të gjithë qytetarët

22/07/2024

Balluku në bypass-in e Vlorës: Së shpejti, projekt për hapësirat publike, do të përdoret nga të gjithë qytetarët

IKMT ka bërë të mundur largimin e subjekteve, të cilat kishin zaptuar sipërfaqet publike për të ushtruar aktivitet tregtar në bypass-in e Vlorës.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte sot në bypass-in e Vlorës ndërsa u shpreh se së shpejti do të nisë projekti për shndërrimin e hapësirave publike në zona pushimi për të gjithë qytetarët dhe turistët.

Javët e fundit kemi parë disa subjekte që kanë filluar t’i përdorin këto platforma, duke i mbyllur me gardh si një pronë private dhe duke i kthyer edhe në njësi për aktivitet tregtar. Kemi marrë vendimin që tashmë me ndihmën e FSHZH-së të arrijmë të ngremë një projekt të mirëfilltë që do të përdoret nga të gjithë qytetarët, shqiptarë apo të huaj, vizitorët, duke qenë se panorama është e jashtëzakonshme dhe për të mbyllur një herë e mirë të gjithë këto ëndrrat që kanë në sirtar subjekte të ndryshme që vazhdojnë me idenë, vendosim flamurin dhe atëherë është tokë e zënë. Duhet të nisim menjëherë projektimin e saktë, ashtu siç kemi bërë me platformën në Llogora, për ta kthyer në një platformë me kushte dhe parametra sigurie, çka është shumë e rëndësishme”, u shpreh Balluku.

/rtsh.al/