RTSH 24 Live

Sociale

Art me vezët e pashkëve - Zbukurimi i tyre me materiale të riciklueshme

28/03/2024

Art me vezët e pashkëve - Zbukurimi i tyre me materiale të riciklueshme

Në shtëpitë e Shkodrës, festa e Pashkëve ka nisur të përjetohet prej ditësh.

Noela punon prej vitesh në media por sa herë vjen kjo festë, ajo i dedikohet tërësisht asaj.

Tradita e do që ngjyrosja e vezëve dhe zbukurimi i tyre nis që të enjten për të qenë gati të dielën e festës por falë pasionit, ajo e ka nisur këtë proces më herët.

Mbaj mend me mamin lyenim vezët mezi prisja të enjten se ishte tamam dita të lyenim vezët,” tha gazetarja Noela Pjerza.

Gjithçka bën me zbukurimin e vezëve është falë materialeve të riciklueshme.

Nëse riciklojmë gjërat që nuk na duhen në shtëpi një kopsë, një bluzë, një varëse apo diçka tjetër mund ti përdoresh dhe të krijosh gjëra shumë të bukura,” tha gazetarja.

Trendi i rrjeteve sociale duket se ka ndikuar edhe në zbukurimin e vezëve.

Ecim me hapat e kohës, Tik Tok, Pinterest kanë bërë punën e tyre dhe duhet të jemi me kohën përse të mos eksperimentojmë, le ta lëmë një pjesë për tradicionalen ama të ecim përpara ta shijojmë,” tha Noela Pjerza.

Në meshën e madhe kur kremtohet ngjallja e Krishtit, besimtarët thyejnë vezët me njëri-tjetrin, si për të treguar fitoren e jetës mbi vdekjen.

Gazetare: Marjo Gjini

/RTSH/