RTSH 24 Live

Aktualitet

Arkivi shqiptar thyen kufijtë shtetërorë, hap sallë studimi në Shkup

22/11/2020

Arkivi shqiptar thyen kufijtë shtetërorë, hap sallë studimi në Shkup

Duke filluar nga kjo e dielë, salla e studimit e Arkivit të Shqipërisë do të jetë e aksesueshme edhe përtej kufirit, në Maqedoninë e Veriut! 
“Këndi Arkivor” është hapësira e re e krijuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, e cila do të jetë tek “Leximorja e Çairit” në Shkup. 
Drejtori i Përgjithshëm Bido theksoi se përmes kësaj platforme, çdo studiues mund të kërkojë dokumente arkivore pa qenë nevoja për të udhëtuar drejt Tiranës.
Kjo nismë e DPA-së ka për qëllim nxitjen e kërkimit shkencor dhe ofrohet me të njëjtat rregulla dhe të njëjtat procedura, siç ofrohet në Sallën e Studimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. 
Procedura e regjistrimit në Sallën e Studimit kryhet përmes adresës zyrtare të Arkivave. Pas aprovimit, që zgjat një ditë pune, aplikuesi nëpërmjet e-mailit do të pajiset me fjalëkalimin për të hyrë në Sallën e Studimit.