Argjinatura e ndërtuar vitin e shkuar në fshatin Juban të njësisë administrative Gur i Zi në Shkodër ka shpëtuar dhjetëra hektarë nga gërryerjet.
"Nuk ma merr mendja që ka një argjinaturë më të mirë në Shqipëri. Është me pesë shkallë, ka edhe gjashtë prita të fuqishme me gurë, e betonuar sipër. Kam përshtypjen që do e përballonte çfarëdolloj uji që t'i vinte. Pritet që të vazhdojë edhe 500 metra më sipër gjatë këtij viti," tregon Ismet Haxhija, administrator i njësisë Gur i Zi.
Në dekadën e fundit erozioni në fshatrat Juban, Vukatan ka marrë me dhjetëra hektarë tokë.
"Rreth 6 ha tokë ka kaluar Drini, 50–60 metra më tej. Këtu ka qenë një shtyllë tensioni. Janë detyruar ta postojnë në një vend tjetër," shton z. Haxhija.
Ndërkohë, barriera mbrojtëse po ndërtohen edhe në fshatin Rragam.
Argjinatura e Jubanit kapi vlerën e 100 milionë lekëve dhe ishte investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit në bashkëpunim me bashkinë e Shkodrës.
Gazetare: Merisa Gjoni
/rtsh.al/