RTSH 24 Live

Aktualitet

Arben Ahmetaj 6 orë në SPAK, merret në pyetje për aferën e incineratorëve

22/06/2023

Arben Ahmetaj 6 orë në SPAK, merret në pyetje për aferën e incineratorëve

Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj është thirrur këtë të enjte në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion ku është marrë në pyetje për gjashtë orë rresht për aferën e incineratorëve.

Pas daljes nga dyert e SPAK-ut, Ahmetaj i cili është person i marrë nën hetim nuk ka pranuar që të rrëfejë asgjë për gazetarët duke u sqaruar vetëm me konstatimin se: Erdha për të sqaruar pozicionin tim.

Ndaj Arben Ahmetajt rëndojnë katër akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.

Ish-numri dy i qeverisë Rama ka deklaruar edhe më herët se ishte i gatshëm të paraqitej tek prokurorët sa herë që ata do ta kërkonin.

Prononcimi për gazetarët pas daljes nga SPAK

Arben Ahmetaj: Sqaruam pozicionin, kaq! Faleminderit

A ju komunikoi prokuroria akuzat, z. Ahmetaj?

Arben Ahmetaj: Faleminderit

I druheni një arrestimi?

Arben Ahmetaj: Të jeni mirë të gjithë

/rtsh.al/