RTSH 24 Live

Sociale

Apolonia dhe Bylisi, fluks vizitorësh, gjatë prillit, numri i turistëve të huaj shkoi në dhjetë mijë

02/05/2024

Apolonia dhe Bylisi, fluks vizitorësh, gjatë prillit, numri i turistëve të huaj shkoi në dhjetë mijë

Jehona në media i ka dhënë një impuls fluksit të vizitorëve të huaj në Apoloni dhe Bylis. Vizitorë nga Franca, Spanja , Danimarka, Finlanda ,Cekia,  Italia, Polonia ,Britania etj vizitojnë Apoloninë, këtë qytet të mrekullueshëm antik ku ndërthuret natyra me antikitetin.

Në përshtypjet e vizitoreve të huaj ,Shqipëria është një vend me natyrë të mrekullueshme dhe njerëz mikpritës. Një i ri francez është shprehur se ka vizituar disa qytete si Tiranën, Durrësin , Beratin e Sarandën dhe është mrekulluar nga peizazhi natyror i Shqipërisë dhe se këto i ngjallin dëshirën ta vizitojë përsëri Shqipërinë por me destinacion veriun dhe alpet.

Turistë të tjerë shprehen se Shqipëria si një vend mesdhetar me histori antike dhe peizazhe mahnitëse është një ftesë për ta vizituar. Një turist kërkon të gjejë përherë gjëra të cilat i mungojnë në vendin e tij dhe Shqipëria është vendi ideal. Ndaj dhe e vizitojmë e ndaj duam te rikthehemi.

Ndërkohë drejtuesja e Parkut Arkeologjik të Apolonisë dhe Bylis, Ornela Durmishi eshte shprehur se kjo periudhë shënon një fluks vizitorësh që përkon dhe me çeljen e sezonit turistik. Tani nuk kemi të bëjmë më me një turizëm sezonal po gjithëvjetor.

Vetëm përgjatë kësaj periudhe eshte rritur me 100% me shume numri i turisteve krahasuar me te njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe  me muajin prill numri i turistëve shënoi një shifër rekord rekord me 10 mijë vizitorë.

Gazetar: M. Mirashi

/RTSH/