Analistja Donika Emini, nga Londra, në komentet e saj në emisionin ‘3D’ vuri theksin në faktin se asociacioni tashmë është një ‘patate e nxehtë’ në dorën e Kurtit.
Sipas saj, nuk duhet të shpresohet se të gjitha vendet perëndimore do të flasin njësoj me Kosovën. Emini theksoi se pa SHBA-në dhe BE-në s’do kishte ndërhyrje të NATO-s.
“Është naive të pritet se të gjitha vendet do flasin njësoj si Kosova. Kjo nuk po ndodh as me Ukrainën dhe as me Gazën. Kurti po flet si për fushatë elektorale sepse në fund të vitit pritet të ketë zgjedhje. Nuk do ketë asocasion për Kosovën para zgjedhjeve ndaj po flasin për çështje të tjera. Këto kriza në raport me Kosovën rrisin presionin vetëm për asocasionin. Pikë. Nuk është Kurti në të njëjtat frekuenca me SHBA dhe BE. Ai krijon probleme me çështje të vogla, por nëse shihni veprimet ai i ka bërë çfarë i kanë thënë. Asocasioni ka ngelur si ‘patate e nxehtë’ në duart e Kurtit. Është shumë problematike. Nuk ka përgjegjësi politike as nga Kurti. Kemi humbur shanse të mëdha si: sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës; Banjska ku ndonëse është rritur presioni ndaj Vuçiq prapë asnjë nga shtet nuk e ka akuzuar Serbinë si shtet, por e ka kaluar te personi përgjegjësinë. Vuçiq s’i ka punët mirë me disa vende të BE-së dhe përsëri nuk janë përdorur mirë nga Kosova shanset e krijuara.”, tha Emini.
/rtsh.al/