RTSH 24 Live

Politikë

Alibeaj: Takimet e Ramës me diasporën janë fasadë, qëllimi është për të mos i lejuar të votojnë

26/05/2024

Alibeaj: Takimet e Ramës me diasporën janë fasadë, qëllimi është për të mos i lejuar të votojnë

Enkelejd Alibeaj, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, i ka konsideruar fasadë takimit me diasporën që po zhvillon kryeministri, Edi Rama, për sa kohë ai ka bllokuar votimin e diasporës në zgjedhjet që zhvillohen në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj komentoi të dielën se pas fasadës së takimeve të Ramës me diasporën, fshihet përpjeka e militantëve të kryeministrit, që e shoqërojnë me porosi nga Shqipëria, “për të mos lejuar pikërisht votën e diasporës.”

“Ky është realiteti i një ligjërimi kryeministror që flet për gjithçka dhe nuk mban përgjegjësi për asgjë. Kjo është fryma përçarëse që po mundohet të përhapet edhe në diasporë. Edi Rama dhe PS kanë frikë nga vota e diasporës, sepse keqqeverisja dhe korrupsioni i kësaj qeverie është arsye kryesore e largimit të shqiptarëve. Ndaj vetëm propozimet tona për votën e diasporës e zgjidhin përfundimisht këtë çështje.”, shkruan Alibeaj.

/rtsh.al/